Ukraina në Prishtinë! Bujar Qerimi: Është ëndërr e të gjithëve të arrijmë kualifikimin në Evropian

Hendboll

Ukraina në Prishtinë! Bujar Qerimi: Është ëndërr e të gjithëve të arrijmë kualifikimin në Evropian

Nga: K.G. Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:13
Bujar Qerimi

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, është duke e përgatitur strategjinë e fitores ndaj Ukrainës.

Një ndeshje jetë e vdekje për djelmoshat e Kosovës.

Djelmoshat tanë janë të mobilizuar e të motivuar pas atij barazimit në vjeshtë (33:33) me Holandën.

Bujar Qerimi, i qetë dhe i matur para sfidës jetike për faktin se fitorja do t’i  jep fuqinë për mrekulli në sfidën e radhës me ukrainasit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës është e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026 në hendboll (meshkujt).

Ndeshja luhet të enjten në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Bujar Qerimi po i shkëlqen fytyra dhe ka rritur ndjeshëm optimizmin para sfidës me Ukrainën. 

“Pres që me përkrahjen e shikuesve të luajmë tetë kundër shtatë.

Pres përkrahje të madhe nga tribunat. Me përkrahje, lojtarët ofrojnë dukshëm më shumë. 

Gjasat për kualifikim në Evropian janë reale. Këta djem do të bëjnë çdo gjë që është e mundur.

Të enjten me Ukrainën duhet të fitojmë dy pikë në shtëpinë tonë.

Dhe pika që kemi fituar ndaj Holandës, favorites së grupit, është me rëndësi të madhe. 

Kjo gjeneratë e lojtarëve ka bërë shumë për hendbollin. Është ëndërr e të gjithëve të arrijmë kualifikimin në Evropian”, thotë Qerimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat