Berisha: Presim të fitojmë pikë ndaj Ukrainës 

Hendboll

Berisha: Presim të fitojmë pikë ndaj Ukrainës 

Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:43
Haris Berisha

Përballja mes Kosovës dhe Ukrainës do të luhet më 13 mars në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Haris Berisha, portier i Kombëtares së Kosovës, shpreh optimizmin:

“Ndeshja e së enjtes është shumë e rëndësishme për vazhdimin e kësaj kampanje kualifikuese.

Me fitore kemi gjasa të mëdha për kualifikim. Me angazhimin e të gjithëve besojme se do të arrijmë atë që e meritojmë.

Presim të fitojmë pikë ndaj Ukrainës, që natyrisht është Kombëtare që meriton respekt maksimal. Ka përvojë të madhe në këto gara. Me ndihmën e publikut shpresojmë në fitore".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat