Hapet zyrtarisht kampionati “IHF Trophy Intercontinental”

Hendboll

Hapet zyrtarisht kampionati “IHF Trophy Intercontinental”

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:34
Pamje

Të mërkurën paradite është bërë hapja zyrtare e kampionatit IHF Trophy Intercontinental. Kjo ngjarje, që është kualifikuese për Kampionat Botëror, po mbahet në Prishtinë.

Garojnë gjashtë kombëtare në grupmoshën U18 dhe gjashtë të tjera në grupmoshën U20.

Prezantohen të gjitha kontinentet.

Kampionatin e shpalli të hapur Edin Kolgeci, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

“Në emër të FHK-së dhe në emër timin ju dëshiroj mirëseardhje të gjitha ekipeve kombëtare nga kontinentet e ndryshme që marrin pjesë në IHF Trophy Intercontinental.

Në emër të FHK-së e falënderojmë IHF-në dhe zyrtarët e saj që janë këtu dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Ju dëshirojmë mirëseardhje dhe garë të suksesshme”, ka thënë Kolgeci.

Sot në program janë katër ndeshjet e para.

Kombëtarja jonë U18 luan të enjten nga ora 17:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat