Kombëtarja e Kosovës para sfidës jetë a vdekje

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës para sfidës jetë a vdekje

Më: 12 mars 2025 Në ora: 17:34
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme me Ukrainën.

Ndeshja Kosovë – Ukrainë zhvillohet të enjten (nesër) nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Është ndeshje e xhiros së tretë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2026”. Synimi i Kombëtares sonë është i qartë – fitore për të rritur maksimalisht gjasat për kualifikim historik në Kampionatin Evropian.

Në ndeshjen e kaluar kualifikuese, Kombëtarja jonë barazoi 33:33 me Holandën. Ajo fitore erdhi pas disfatës në udhëtim nga Ishujt Faroe.

Të enjten synohet të vazhdohet momenti i mirë.

Djemtë tanë kanë punuar me përkushtim maksimal, ndërsa shtabi teknik është i kënaqur me angazhimin e tyre dhe punën e bërë.

Shpresohet që në palestër të ketë sa më shumë shikues, për të motivuar ekipin kombëtar për paraqitje sa më të mirë.

Kombëtarja e Kosovës para sfidës jetë a vdekje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat