Ruanda U20 e ka nisur furishëm paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental.
Të enjten pasdite, Ruanda e mposhti Nikaraguan U20 me rezultat 50:27.
Ndeshja i takoi Grupit B. Nikaragua e pësoi humbjen e dytë.
Ruanda të premten luan me Uzbekistanin për vendin e parë në grup.
Bullgaria U20 e fiton edhe ndeshjen e dytë në IHF Trophy Intercontinental.
Në ndeshjen më interesante të pjesës së deritashme të kampionatit, Bullgaria e mposhti SHBA-në me rezultat 24:21. Kjo ndeshje u vendos vetëm në aksionet e fundit.
Bullgaria në gjysmëfinale avancon nga pozita e parë e Grupit A.