Blerim Beqiri e ka pranuar një sfidë të re.
Beqiri e ka marrë timonin e klubit të hendbollit Ferizaj (femrat) që lufton për të gjitha trofetë në këtë edicion.
“Blerim Beqiri emërohet trajner i ri i KHF Ferizaj.
Klubi i Hendbollit për Femra Ferizaj ka zyrtarizuar sot Blerim Beqirin si trajnerin e ri të skuadrës. Me një përvojë të madhe në hendboll, Beqiri pritet të sjellë energji të reja dhe strategji të fuqishme për ekipin.
Klubi i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri, ndërsa tifozët presin me padurim të shohin ndikimin e tij në ekip”, njofton KHF Ferizaj.