Hasan Preteni: Te çështjet madhore për Kosovën nuk duhet të ketë teke dhe inate partiake e personale

Intervista

Hasan Preteni: Te çështjet madhore për Kosovën nuk duhet të ketë teke dhe inate partiake e personale

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 12 mars 2025 Në ora: 19:58
Hasan Preteni

Në një intervistë për “Bota sot”, ka folur ish-ushtaraku i UÇK-së, Hasan Preteni.

Ai për sigurinë në Kosovë thotë se ajo është e qetë dhe stabile, dhe se koha e luftës ka kaluar; tani është koha për të ndërtuar institucione dhe për të krijuar stabilitet për të gjithë.

Për katërvjeçarin e qeverisjes së Kurtit, Preteni thotë se ka qenë një qeveri stabile.

Sa i përket bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai shprehet se ato nuk mund të rezultojnë pa një marrëveshje që do të garantohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen.

Në lidhje me distancimin e OVL-UÇK-së nga Qeveria për shënimin e Epopesë, ai thotë se disa veprime të tyre nuk janë të pranueshme, duke theksuar se “Këto organizata janë bërë pronë e disa individëve, mandati i tyre është i panumërt, nuk kanë kufizime, janë kryetarë të përjetshëm, shumë keq. Politizimi dhe partizimi i tyre është shumë i rrezikshëm.”

Ky version ka disa përmirësime në fjalë dhe gramatikë për të siguruar qartësi dhe rrjedhshmëri.

Intervsita e plotë:

“Bota sot”: Si e vlerësoni situatën e sigurisë në Kosovë?

Hasan Preteni: Situata e sigurisë në Kosovë është stabile dhe e qetë, faktorët kryesor janë qytetarët e të gjitha komuniteteve që definitivisht e kanë kuptuar se përpara mund të ecim vetëm së bashku. Koha e luftës ka kaluar tani është lufta për të bërë institucione të mirëfillta dhe stabilitet për të gjithë. Struktura përgjegjëse për siguri, Policia dhe KFOR-i me mandate të qarta dhe me përgjegjësi institucionale. Kufiri sigurohet nga KFOR-i kurse për sigurinë e qytetarëve përgjegjëse është Policia e Kosovës.

“Bota sot”: Si e keni parë qeverisjen e Kurtit këto 4 vite, a mund të përmendni një të arritur dhe ku ka çaluar më shumë?

Hasan Preteni: Qeveria në 4 vitet e kaluara ishte stabile sepse nuk kishte çalime në vendimmarrje, shumë progres në integrim, lëvizjen e lirë dhe siguri. Probleme më të theksuara të zhvillimi ekonomik.

“Bota sot”: Tash zgjedhjet kanë përfunduar, VV është shpall fituese, cili është mendimi juaj rreth kësaj dhe formimit të qeverisë?

Hasan Preteni: Është çështje demokratike, qytetari e dha veridiktin, tani mbetet që institucionet të formohen në bazë të rezultateve të zgjedhjeve dhe të lëvizet përpara. Është më se e nevojshme që të kemi konsensus të përgjithshëm politike sa i përket çështjeve madhore, të votohen projektet ku kërkohet shumica 2/3 e deputetëve. Duhet të ketë debat të brendshëm por te çështjet madhore nuk duhet të ketë teke dhe inate partiake dhe personale.

“Bota sot”: Tash e sa kohë vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi, pa asnjë zgjidhje, cila mund të jetë zgjidhja sipas jush?

Hasan Preteni: Bisedimet me Serbinë nuk mund të rezultojnë pa një marrëveshje që do të garantohet nga komuniteti ndërkombëtar, të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen e pastaj të lëvizet drejt marrëveshjes finale ku edhe Serbia do të pranonte Kosovën. Situata në terren ka ndryshuar me atë edhe politika duhet të reflekton, nuk është e mundur që Serbia nga Beogradi të vendos për serbët lokal të Kosovës.

“Bota sot”: Zoti Preteni, si e patë distanicimin e OVL-UÇK-së nga Qeveria për Epopenë e UÇK-së?

Hasan Preteni: Pjesa e biografisë time që ndjehem shumë krenar është ajo e kohës sa isha ushtar dhe komandant në UÇK. Me organizatat e dala nga lufta, me organizimin e tyre, me zgjedhjet brenda tyre, me politizimin e tyre nuk jam fare i lumtur. Organizatat e dala nga lufta duhet të punojnë në drejtim të mbrojtjes së interesave të pjesëtarëve-anëtarëve të vet. Këto organizata janë bërë pronë e disa individëve, mandatet e tyre janë të panumërta, nuk kanë kufizime, kryetar të përjetshëm, shumë keq. Politizimi-partizimi i tyre është shumë i rrezikshëm. Nuk kemi luftuar për parti e për pushtet, duhet të bashkëpunojmë me të gjitha strukturat që dalin nga zgjedhjet e popullit, kjo e fundit ishte praktika më e keqe që nuk duhet të përsëritet kurrë!

“Bota sot”: Si e keni parë gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë?

Hasan Preteni: Gjykata është e padrejtë, jo nga emërtimi e nga pozicioni por nga vendi ku vepron. Gjykatë e Kosovës pa kosovar dhe jashtë Kosovës! të gjithë bashkëluftohet e mi duhet të mbrojnë luftën, organizimin, strukturën dhe gjitha ato që e karakterizonin atë. Fati i një individi nuk mund të njollos atë vepër kolosale të popullit tonë. Ka pasur luftë, ka pasur UÇK, ka pasur strukturë dhe shtab të përgjithshëm, nuk ka pasur krime lufte. Lufta guerile, çfarë ishte lufta jonë dhe çfarë janë edhe luftërat tjera nuk mund të krahasohen me ushtritë e rregullta. UÇK-ja nuk ishte strukturë e një shteti por strukturë e cila luftoi për të pasur shtet me ushtritë e rregullta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat