Provoni të përgatisni këtë smoothie me banane, mjaltë dhe qumësht.
Një recetë e shëndetshme që do të zëvendësojë një vakt të plotë dhe do t’ju shijojë shumë.
Përbërësit
1 banane (e copëtuar)
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle qumësht pluhur
1 1/2 gota qumësht i skremuar
Përgatitja
Qëroni bananen dhe prejeni në feta mesatare. Vendoseni në një mikser sëbashku me mjaltin, qumështin dhe qumështin pluhur. Lërini derisa të përftoni një përzierje homogjene. Hidheni më pas në gotë dhe shërbejeni menjëherë.