​Vihet gurthemeli i shkollës fillore “Tre Dëshmorët” në Vrajakë të Rahovecit

Kosova

​Vihet gurthemeli i shkollës fillore “Tre Dëshmorët” në Vrajakë të Rahovecit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
foto nga vendi ngjarjes

Në Vrajakë të Rahovecit sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Tre dëshmorët”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhekryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili uroi nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve të kësaj shkolle të re.

Ai tha se ndërtimi i kësaj shkolle më së shumti do t’i shërbejë banorëve të kësaj ane.

Kryeministri Hoti shpreson që kompania t’i kryej me kohë punimet në mënyrë që prerja e shiritit inaugurues të bëhet verën e vitit të ardhshëm.

Hoti: Besoj që është një shkollë që do t’i shërbejë më së miri komunitetit

“Besoj që është një shkollë që do i shërbejë më së miri komunitetit në këtë pjesë, dy fshatrave, Vrajakë - Bratotin me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Unë iu lus që pastaj të kujdesemi që edhe sallat e tjera dhe oborrin e shkollës, si dhe fushat tjera përcjellëse të jenë të kompletuara, për të ofruar kushte të njëjta të mësimit si këtu, si në çdo shkollë tjetër gjithandej nëpër Kosovë”, u shpreh kryeministri Hoti.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj derisa rahovecasit i uroi për këtë shkollë, shprehu besimin e tij se deri në vitin tjetër do kompletohet ky objekt mësimor.

Likaj: Dëshirojmë të keni infrastrukturë më të mirë

“Duke dëshiruar që të kemi infrastrukturë të mirë ne jemi duke punuar me kryeministrin Hoti po ashtu edhe kryetari me ekipin e tij kanë qenë shumë aktiv me kërkesat e tyre jo vetëm për shkollë por edhe për shkollat tjera që të sigurojnë kushte më të mira nxënësve. Ju e meritoni jeni popull punëtor”, tha Likaj.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi vënien e gurthemelit të kësaj shkolle e ka quajtur një lajm të mirë për nxënësit e kësaj ane.

Latifi tha se objekti i kësaj shkolle i plotëson të gjitha kushtet dhe është investim i Qeverisë së Kosovës me një kosto mbi 365 mijë euro.

Latifi: Objekti kësaj shkolle i plotëson standardet e kërkuara./

“Kontrata është nënshkruar sot po fillojmë punimet, vlera e kontratës është 365 mijë e 885 euro. Është projekt që financohet nga Qeveria e Kosovës përkatësisht ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe besoj që edhe kompania që e ka fituar këtë të drejtën për me ekzekutua këtë projekt e ka një plan dinamik dhe nuk do na turpëroj as neve as nxënësit as mësimdhënësit por do e kryejnë në përputhje me planin dinamik por edhe me cilësi ashtu siç është e paraparë me kontratë. Sepse ky objekt i plotëson standardet. Mësimi tash e tutje në objektin e ri do jetë një ditor ka nëntë klasa plus klasën për parashkollor, do jetë një objekt bashkëkohor që i plotëson standardet e kërkuara me trendin ku jemi”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat