12 vrasje në familje gjatë vitit 2020

Kosova

12 vrasje në familje gjatë vitit 2020

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:35
Këtij numri iu shtua sot edhe një rast në Prizren, ku babai vdiq si pasojë e plagëve që ia shkaktoi djali i tij

Këtë vit numri i vrasjeve brenda familjeve në Kosovë është rritur në krahasim me 2019-ën.

Në vitin e kaluar, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kishte shtatë vdekje. Ndërkohë, në 2020-ën janë kryer gjithsej 12 vrasje në familje.

Këtij numri iu shtua sot edhe një rast në Prizren, ku babai vdiq si pasojë e plagëve që ia shkaktoi djali i tij.

Shkaktare për rritjen e numrit të këtyre krimeve në këtë kohë, sipas psikologëve, është edhe pandemia.

Prandaj, ata sugjerojnë që në këtë periudhë qytetarët të krijojnë rutinë të re dhe ta largojnë mendjen nga problemet ekonomike, të cilat besohet të jenë shkaktarët kryesorë të vrasjeve në familje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat