Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim drejtoreshën e Agjencionin për Zhvillim Rajonal-Qendër (AZHR), Mrika Gashi.
Në këtë takim Kryetari Bulliqi dhe drejtoresha Gashi biseduan për projektet e përbashkëta, të cilat janë realizuar ndër vite nga komuna në partneritet me AZHR-në dhe mundësitë e bashkëpunimit në projektet e ardhshme.
Kryetari Bulliqi tha se do ta rrisim bashkëpunimin me AZHR-në në favor të ndërmarrjeve të përbashkëta.
“Ne diskutuam për projektet ekzistuese, ndërsa resorët përkatës do të bashkëpunojnë dhe do të koordinohen me AZHR-në, me qëllim të realizimit të projekteve të reja, gjithmonë duke u bazuar në nevojat dhe specifikat që kemi ne si komunë”, tha kryetari Bulliqi.
Kryetari gjithashtu falënderoj AZHR-në për projektet e realizuara në Komunën e Podujevës.
Ndërsa, drejtoresha Gashi, uroi kryetarin për detyrën dhe shprehu falënderimin e saj për gatishmërinë e treguar për vazhdim të bashkëpunimit në realizimin e projekteve në Komunën e Podujevës.
Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarë të ekzekutivit të Komunës, nga sektorët veprimtaria e të cilave ndërlidhet me AZHR-në.