6 persona kanë vdekur nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Janë regjistruar edhe 529 raste të reja me Covid-19, ndërsa 333 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.
Prishtina prin me 191 raste të reja pozitive.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë.
