Mbi 600 mantelbardhë të vaksinuar deri më tani

Kosova

Mbi 600 mantelbardhë të vaksinuar deri më tani

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:13
Ilustrim

Mbi 600 punonjës shëndetësor janë vaksinuar me AstraZeneca deri më tani në vendin tonë që nga fillimi i këtij procesi më 27 mars.

Sipas të dhënave nga terreni 58 mantebardhë janë vaksinuar vetëm gjatë ditës së sotme.

Shifrës prej 600 të vaksinuar kundër kroonavirusit pritet t`i shtohen edhe 750 persona që janë staf mjekësor nga kilinika Pulmologjisë, Endokrinologjisë, Reumatologjisë, Mjekësia Sportive dhe ajo e Anestesiologjisë që do ta marrin ineksionin ndaj virusit korona.

Ndër të parët që është vaksionuar është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat