Nuk punuan për nder të ditës së Evropës.
Por të shtunën shkollat qenë hapur për të zëvendësuar njërën nga ditët e humbura të këtij viti shkollor si shkak I pandemisë.
E mësimi I vikendeve po cilësohet si joefikas nga Këshilli i Prindërve të Kosovës. Sipas kryetarit të këtij organi, Ymret Reshiti,nxënësit do të kishin qenë në mësim të hënën nëse Kuvendi i Kosovës do ta kishte marrë një iniciativë të tillë.
Edhe nga Këshilli i Prindërve të kryeqytetit, fakti që fëmijët qenë në mësim në ditë vikendi e ditën e hënë po qëndrojnë në shtëpi po konsiderohet absurd.
Se ishte gabim që u punua të shtunën e u pushua në ditën e parë të kësaj jave, po vlerësojnë edhe në sindikatën e arsimit.
Rrahman Jasharaj, nga SBASHK thotë se nëse bëhen ndryshime në ligjin për festat zyrtare ato janë të mirëseardhura edhe për sindikatën.
E Ministria e Arsimit, ajo e Administarës Publike po madje as Kryeministria nuk ktheu ndonjë përgjigje në pyetjen e televizionit nëse ligji për festat do të pësojë ndryshime.
Në fakt, për nder të Ditës së Evropës që zyrtarisht shënohet më 9 maj edhe këta po pushojnë të hënën.