22 vjet janë bërë sot nga masakra e Poklekut në Drenas, ku u vranë 54 civilë nga policia serbe, gjatë vitit 1999.
Tre nga këta persona janë ende të zhdukur, ndërsa 25 nga të vrarët kanë qenë nën moshën 18 vjeçare. Në mesin e viktimave janë të vrarë edhe pesë foshnja.
Për nder të kësaj masakre gjatë ditës së sotme është organizuar një ceremoni përkujtimi ku kanë marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.