Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë të mbajë mot kryesisht i vranët.
Të enjten parashihen intervale të shkurta diellore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.