Moti për fundjavë, deri në 36 gradë

Kosova

Moti për fundjavë, deri në 36 gradë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se fundjava do të jetë “flakë” për nga temperaturat.

Të shtunën, IHMK-ja thotë se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. Të dielën mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius”, thotë IMHK-ja.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit, IHMK-ja thotë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

IHMK-ja kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat