Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta

Kosova

Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë dhe me diell.

Pasdite vonë në disa vise kodrinore-malore priten zhvillime konvektive që si pasojë mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Temperaturat shënojnë rritje përsëri dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Temperaturat do të vazhdojnë në rritje këto ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat