Një mërgimtar po ankohet se banesa të cilën e kishte blerë para disa viteve në Kamenicë i është dëmtuar nga rrjedhja e ujit nga çatia e cila kishte filluar të rinovohej.
Nga komuna thonë se ajo ka ardhur nga probleme tjera, e jo si pasojë e renovimit të çatisë.
Muret e kësaj shtëpie kanë marr këtë pamje, e dyshemeja është dëmtuar thuajse tërësisht, raporton Kanal10.
Krejt kjo pas rrjedhjes së ujit nga çatia e një ndërtese në Komunën e Kamenicës, e cila po rinovohej.
Pronari i banesës, i cili jeton në diasporë, kur u kthye në Kosovë, e gjeti banesën në gjendje të mjerueshme.
Refik Mehmeti thotë se dëmi nga uji është shumë i madh.