Idrizi: Arsimi duhet të jetë prioritet nacional

Kosova

Idrizi: Arsimi duhet të jetë prioritet nacional

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 00:59
Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, vlerëson se duhet një debat i gjerë pozitë-opozitë-qeveri dhe të vendoset arsimi prioritet në vendin tonë.

“Inovacioni, teknologjia, produktet cilësore për treg e çdo gjë lidhet me arsimin.

Dhe nëse kemi pilotuar projekte prej pas luftës, cila qeveri ka ardhur ka bërë një program e kurrikulë për arsimin dhe kemi parë që asnjë s’kemi mundur ta vendosim si duhet, atëherë duhet një konsensus nacional që arsimi të nxirret me prioritet kombëtar ashtu siç ka vepruar Finlanda në vitin 1985.

Prandaj e ka një arsim cilësor e plot shtete tjera pikërisht se kanë arritur konsensus nacional sepse është një projekt shumë i madh dhe nuk do të mundet asnjë qeveri e vetme t’ia dalë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat