Zjarri i të hënës ishte aq i madh saqë shenjat e tij u panë goxha mirë edhe mesditën e të martës.
Kjo hapësirë malore ne fshatin Vitak të Skenderajt u përfshi nga zjarri ku pati dëmtime në këto toka.
Krejt kjo e ka shqetësuar bujkut Sabri Topalli, i cili tregon se i janë dëmtuar edhe kultura bujqësore.
Derisa shton se nuk e di nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Nga ky zjarr në rrezik ishin edhe disa familje.
Por që në ndihmë atyre i dolën zjarrfikësit e Skenderajt.
Ai ka edhe një apel për qytetarët në këtë kohe kur temperaturat janë të larta.
Tëvë1 ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të parë se a ka ndonjë të dyshuar për këto zjarre, por që është bërë e ditur se nuk ka ndonjë informatë zyrtare deri në këto momente.