Nushi – Latifi: Ulen vlerat e manganit në Badoc, por uji ende i papijshëm

Kosova

Nushi – Latifi: Ulen vlerat e manganit në Badoc, por uji ende i papijshëm

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Vlerat e manganit në liqenin e Badocit janë ulur ndjeshëm, por uji mbetet ende i papijshëm. Këtë e ka konfirmuar Burbuqe Nushi – Latifi, udhëheqëse e Komisionit për ujëra dhe koordinatore në IKSHPK në emisionin “Info Plus” të RTK-së.

“I kemi marrë 15 monstra prej rrjetit të zonës, e cila furnizohet nga Badoci. Vlerat janë më të ulëta sesa ditëve të mëhershme, janë 0,2 deri në 0,4. Ndërkaq ka pasur vlera që kanë shkuar deri në 500 e 600. Standardi ligjor është 0,05 miligram për litër”, ka thënë ajo.  

Nushi – Latifi ka treguar se sivjet ky fenomen është lajmëruar më herët dhe po zgjat më shumë. Sipas saj, ndryshimet klimatike dhe infrastruktura e liqeve ndikon në rritjen e manganit.

“Është fenomen që ndodh gjithkund gjatë ndërrimeve sezonale. Pse po ndodh në liqenin e Badocit është për shkak të infrastrukturës që ka, por secili liqen që është i destinuar  për ujë të pijshëm e ka infrastrukturën asisoji që mund të ndërrohet niveli i përputhjes së ujit dhe përcjelljen e tij në fabrikë. Te Badoci është vetëm në një vend dhe nuk ka mundësi me lëviz me atë përthithje”, ka sqaruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat