Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së

Kosova

Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të madhë në fshatin Magurë.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook është shprehur se Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së, këto vlera janë trashëgimia jonë dhe duhet t’i vazhdojmë bashkë me ju.

Ndërsa theksoi se ky tubim madhështor është dëshmi e qartë se më 9 shkurt qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për një të ardhme të ndritur dhe një shtet të zhvilluar.

“Magurja duke treguar se është në ballë të ndryshimit të madh që po ndodh, me mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, po rikthejmë fuqishëm LDK-në në rrugën e saj të pandalshme.

Patriotizmi i vërtetë sot është raporti i mirë me SHBA-të, ashtu siç e ndërtoi i pari ynë, Ibrahim Rugova.Këto vlera janë trashëgimia jonë dhe duhet t’i vazhdojmë bashkë me ju. LDK-ja dallon thelbësisht nga partitë tjera sepse e bazon punën në djersë dhe sinqeritet, me dialogun dhe mirëkuptimin si mjetin tonë kryesor.

Ky tubim madhështor është dëshmi e qartë se më 9 shkurt qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për një të ardhme të ndritur dhe një shtet të zhvilluar. Punoni dhe angazhohuni jo për mua, jo për individë, por për veten tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Ja u kam mbajtur besën gjithmonë dhe do të vazhdoj ta mbaj për çdo premtim që kam dhënë! Sa ta kem mbështetjen e Magurës dhe të Lipjanit, nuk do t’ju braktis kurrë!”, ka shkruar Ahmeti.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat