Shtohet kapaciteti i shërbimit të zjarrfikësve

Kosova

Shtohet kapaciteti i shërbimit të zjarrfikësve

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 20:17

Njësiti i Zjarrfikësve në Suharekë është pasuruar me një kamion të ri zjarrfikës, falë një donacioni nga dy mërgimtarë. Ky mjet modern do të ndihmojë zjarrfikësit në përballimin e situatave emergjente dukë përmirësuar efikasitetin e ndërhyrjeve në rastet e zjarreve dhe fatkeqësive të tjera.

“Çdo donacion që vjen në komunën ë Suharekës natyrisht që ja rrit vlerën stacionit të zjarrfikësve profesionalë që sot përdoren në rast emergjente”, tha Enver Shabani,, drejtor i Shërbimeve Publike në Suharekë.

“Një donacion i mirëseardhur për komunën tonë kuptohet që është i domosdoshëm dhe nevojitet shumë për intervenime të ndryshme”, tha Vehbi Krasniqi, komandant i zjarrfikësve në Suharekë.

Ky donacion do të jetë në dispozicion për fshatin Studençan, ku edhe është instaluar hidranti i ujit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat