Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 10 mars 2025 Në ora: 23:16
Ilustrim

Iniciativa Studentore për Novacion 68 mban aksion protestues si reagim ndaj mungesës së hapësirave të dedikuara për studentët për aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe ndaj neglizhencës nga menaxhmenti i Qendrës së Studentëve. (Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

Federata e Hendbollit e Kosovës mbanë konferencë për media. (Zyret e federatës, ora 12:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Kurse, pas takimit, Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentes, ora 13:45, mediat të jenë në Presidencë, në ora 13:20)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:50)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat