Kryetari i Komuna së Podujeves Shpejtim Bulliqi ka vizituar sot punimet në teatrin “Avdush Hasani”.
“Po vazhdojnë punimet për rinovimin e Teatrit “Avdush Hasani”, një investim i rëndësishëm për kulturën, me vlerë mbi 200 mijë euro.
Ky projekt do të mundësojë rinovimin e plotë të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të teatrit, duke krijuar kushte më të mira për artistët dhe publikun” thuhet në njoftim.
Me këtë investim, synohet përmirësimi i infrastrukturës së teatrit dhe nxitja e zhvillimit të jetës kulturore në qytet. Punimet po ecin me ritëm të mirë dhe shumë shpejt, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë shfaqjet teatrale në një mjedis më dinjitoz dhe funksional.