Pasi kishte pirë e ishte dehur, një person ka aksidentuar një autobusë e më pas ka ikur nga vendi mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, por më pas është arrestuar.
Policia njofton se në rrugën "Nazim Gafurri" në Prishtinë me 27.11.2020 rreth orës 19:12, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht kishte shkaktuar aksident me një autobus pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njësit policore kanë arrit ta ndalojnë të dyshuarin i cili ishte në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për veprën vozitje në gjendje të paaftë apo i dehur.