Një i burgosur ka ndërruar jetë, mbrëmë rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës. Në njoftimin e tyre thuhet se i burgosuri me inicialet H.B (1942) rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.
H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese.
I njëjti ishte i dënuar për veprën penale “vrasje”.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.