Një banor i Fushë Kosovës ka disa ditë që është zhdukur, konkretisht nga 27 nëntori dhe nuk dihet gjë për fatin apo vendndodhjen e tij.
E duke parë si ai nuk po lajmërohet tek familja as pas katër ditëve, vëllau i tij e ka raportuar zhdukjen e tij.
Policia njofton se në Fushë Kosovë me 27.11.2020 rreth orës 10:00 një mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Me 01.12.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se vllau i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Rasti është duke u hetuar si person i zhdukur.