Pas mosmarrëveshjeve pronësore, një pejan ka sulmuar vëllain e tij pasditën e marte.
Policia njofton se në Pejë, me 01.12.2020 rreth orës 17:20, është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore, ka sulmuar vëllain e tij viktimën mashkull.
Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për veprën sulm.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.