Janë arrestuar dy persona të dyshimtë në Prishtinë, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.
Gjatë intervenimit, njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet.