Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhunë në familje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën është raportuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.
Sipas njoftimit, djali i cili kishte edhe të meta mendore, kishte rrahur prindërit e tij, kështu duke i shkaktuar edhe lëndime trupore babait.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve që i ka marrë nga i biri.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.