Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, saktësisht tek lokacioni i njohur si “Tuneli”.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Është raportuar për një aksident te “Tuneli”, në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok. Janë dy persona të lënduar në aksident. Të përfshirë kanë qenë dy vetura. Si shkak si aksidentit është goditja nga prapa”.