Një person i moshës së mitur ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e tij.
Rasti ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Siç njofton PK, viktima djalin e saj e kishte dërguar të ish bashkëshorti i saj i cili i përket atij pasi janë të divorcuar.
“Mitrovicë -Veri 12.12.2020 – 20:20. Me 14.12.2020 viktima femër kosovare ka raportuar se djali i sajë i mitur mashkull kosovar e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht atë.
Viktima djalin e saj e kishte dërguar të ish bashkëshorti i saj i cili i përket atij pasi janë të divorcuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.