Mbrëmë rreth orës 22:50 ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve në rrugën “Ilir Konushefci”, në Podujevë.
Një punëtor kishte raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës nën kërcënimin e thikës dhe me maskë ka grabitur 900 euro para të gatshme.
Rr. Ilir Konushefci, Podujevë, 19.12.2020 – 22:50. Viktima mashkull ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i dyshuar me maskë dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur para të gatshme 900 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk raporton për të lënduar por janë duke kërkuar personin e dyshuar.