Një person ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore,ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”.