Një person ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Korçë, si pasojë e një aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.