Mesditën e së hënës në Lipjan, është arrestuar një i mitur nën dyshimin se ka kryer dhunim.
Pas intervistimit nga ana e policisë e prookurorisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për dhunim.
Policia, njofton se në Lipjan me 18 janar rreth orës 14:10, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në lidhje me rastin e dhunimit. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E nga Prokuroria Themlore e Prishtinës, tregojnë se Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.