Një vajzë në Prishtinë është zhdukur që nga 19 janari.
Rastin e ka raportuar në Polici motra e saj e cila tha se ajo u largua nga shtëpia.
Ata nuk dinë për vendndodhjen e saj.
“Veternik, Prishtinë 19.01.2021, 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.