Dhjetë persona janë arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës.
Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara në rajone të ndryshme të vendit.
Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, gjashtë prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.