Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë.
Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, ku ishte duke punuar.
“Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.