Një këmbësore ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:30, në Rahovec.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull derisa drejtonte automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.