Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:00, ne rrugën Nuhi Gashi, në Podujevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”.