Një vdekje është duke u hetuar nga organet kompetente në rajonin e Gjakovës.
Është raportuar se viktima mashkull nga familjarët e tij është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.