Një grua ka raportuar në polici se djali i saj është zhdukur ditën e djeshme dhe se deri tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Burimet mësojnë se bëhet fjalë për një person me banim në rrugën “Marie Kraja” në Prizren dhe se rasti është raportuar në polici ditën e djeshme.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Ndryshe, rastet e zhdukjes së personave janë shpeshtuar kohëve të fundit teksa dukuria po ndodh për motive të ndryshme.