Një burrë nga Mitrovica pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe vëllaun e saj, i cili ka pranuar trajtim mjekësor pas ngjarjes.
Nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek rasti.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LËNDIM TRUPOR & DHUNË FAMILJARE
Mitrovicë, 23.03.2021-19:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe vëllaun e saj, viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.