Derisa gardiani po e ruante një të burgosur në QKUK, papritmas i burgosuri me të meta psikike pas mesnatës së premte ka sulmuar gardianin i cili ka pësuar lëndime.
Policia njofton se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë me 9 prill rreth orës 01:45, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar (me të meta psikike), i paraburgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar një gardian i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
I dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore.
Rasti cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar.