Një person derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur dje në komunën e Hanit të Elezit.
Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar ne QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.