Prizren: Tenton të vetëvritet një grua

Kronikë e zezë

Prizren: Tenton të vetëvritet një grua

Më: 2 maj 2021 Në ora: 07:42
Prizren

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj dje rreth orës 13:00 në fshatin Caprac të Prizrenit.

Burime të medias nga Spitali Rajonal i Prizrenit kanë bërë të ditur se ajo ka tentuar ta kryej një akt të tillë duke konsumuar sasi të pakontrolluar të medikamenteve mjekësore.

Këto burime thonë se ajo gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali mëson se motivi që dyshohet se kjo grua ka tentuar të vetëvritet janë disa mosmarrëveshje që ka pasur me bashkëshortin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat