Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar dy persona në Prishtinë, dhe një person tjetër në Fushë Kosovë.
Të arrestuarit dyshohen për mundësim apo detyrim prostitucioni.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim kanë kryer veprën penale të lartcekur.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.